Fillimi LajmeJaneva: Gjykata po pengon punën e Speciales

Janeva: Gjykata po pengon punën e Speciales

nga Shekulli Agency

Kryeprokurorja Speciale Katica Janeva në një intervistë për NOVATV ka thënë se Gjykata Penale në krye me ushtruesn e detyrës kryetare Tatjana Mihajllova tentojnë që të përshtatin orarin e gjykatësve në Penale me qëllim që të pengojnë punën e Prokurorisë Speciale Publike.

Janeva ka thënë më tej se gjykatësit kujdestar i janë marrë lëndët dhe të njëjtat i janë dhënë disa gjykatësve tjerë. Përshtypja jonë është se udhëheqësia e Gjykatës dëshiron të pengojë punën tonë, ka thënë Janeva. Në seancën për rastin “shuplakat”, prokuroret speciale Katica Janeva dhe Fatime Fetai u gjobitën me nga 2000 euro me akuzën se nuk respektojnë gjykatën.

Nga PSP-ja paralajmëruan ankimim të vendimit të Penales. Janeva nga ana tjetër paralajmëroi kallëzim penal kundër Mihajllovës për falsifikimin e procesverbalit të seancës paraprake dhe kërkesë për shkarkimin e saj.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies