
Qeveria izraelite të dielën ratifikoi marrëveshjen mbi projektin e tubacionit të gazit në Mesdheun Lindor, të nënshkruar me Greqinë dhe administratën qipriote greke, transmeton (AA).
Në një deklaratë, Ministria izraelite e Energjisë njoftoi se ka miratuar marrëveshjën trepalëshe të 2 janarit për shpërndarjen e gazit nga Mesdheu Lindor në Evropë.
Ky është një projekt i tubacionit të gazit natyror me gjatësi 1.900 kilometra që shtrihet nga Izraeli në Greqi dhe më pas në Itali.
Para nënshkrimit të marrëveshjes, presidenti qipriot turk Mustafa Akıncı kishte dënuar projektin, duke theksuar se ai “kundërshton faktet gjeografike” dhe “bëhet për çështje thjesht politike”.