Fillimi LajmeIzrael, palestinezët për gjuajtje me gurë do të dënohen deri me 20 vjet burg

Izrael, palestinezët për gjuajtje me gurë do të dënohen deri me 20 vjet burg

nga Shekulli Agency

1-palestina

Kodi penal parashikon 20 vjet burg për palestinezët e përfshirë në gjuajtjet me gurë “me qëllim të dëmtimit”, dhe dënimin me 10 vjet burg për ata të cilët gjuajnë gurë “pa qëllim të shprehur për shkaktimin e dëmit”.

Parlamenti izraelit (Knesset) ka miratuar projektligjin i cili parashikon dënimet deri 20 vjet burg për palestinezët të cilët gjuajnë me gurë shtetasit izraelitë dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë. 

Gazeta izraelite “Yediot Ahranot” shkruan se kodi i miratuar penal parashikon dënime me burg nga 20 vjet për palestinezët të cilët janë të përfshirë në gjuajtjet me gurë “me qëllim të dëmtimit”, dhe dënimin me 10 vjet burg për ata të cilët gjuajnë gurë “pa qëllim të shprehur për shkaktimin e dëmit”.

Drejtori i Qendrës palestineze për të Drejtat e Njeriut dhe të Burgosurve, Fuad al-Hafesh për AA ka thënë se autoritetet izraelite me ligje të tilla “të çmendura” tentojnë të mbulojnë krimet që i kryejnë ndaj palestinezëve.

“Njerëzit që jetojnë në rrethim absolut do të vazhdojnë të rezistojnë dhe të mbrohen me gurë dhe në mënyra të tjera të mundshme. Izraeli po përpiqet të shuajë shpresën dhe kërkesat e të rinjve palestinez për shtetin e tyre”, ka thënë Hafesh.

Protestuesit palestinez në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor ndaj intervenimit të forcave izraelite të sigurisë jo rrallë përgjigjem me gurë. Me qëllim të parandalimit të incidenteve të tilla ministri izraelit i Drejtësisë, Ayelet Shakid në Knesset ka propozuar projekt ligjin që parashikon dënime të rënda.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies