Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares serbe në Beograd nëse “Sarajeva krimet ndaj serbëve i shikon si rastet e izoluara”, anëtari boshnjak i Presidencës së BeH, Bakir Izetbegoviç, tha se…
Dragan Çoviç, kryesuesi i Presidencës së BeH, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares serbe në Beograd nëse “Sarajeva krimet ndaj serbëve i shikon si rastet e izoluara” tha se të kaluarën duhet të ia lënë historianëve dhe se duhet bërë një hap të ri drejt pajtimit dhe marrëdhënieve miqësore, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Jam i bindur që e kaluara iu duhet lënë historianëve. Duhet të bëjmë një tjetër hap përpara drejt pajtimit dhe marrëdhënieve miqësore. Nuk kemi rrugë tjetër. Kur shikojmë planin global politik, jemi shumë të vegjël për të ndikuar në të. Duhet të krijojmë mundësitë që në këto treva të mos kemi kurrë më vitet e 90-të dhe 40-të”, ka thënë ndër të tjera Çoviç.
Në përgjigjën në fjalë është përgjigjur edhe anëtari boshnjak i Presidencës së BeH, Bakir Izetbegoviç, me fjalët “krimi është krim dhe të gjithë do të përgjigjen për të” duke shtuar se Sarajeva gjatë luftës, kur çdo banor i tretë i saj ishte qëlluar, dhe çdo i dhjetë ishte vrarë, kishte forcë për të ndaluar krimet ndaj serbëve.
“Ne ishim palë e cila në mënyrë sistematike e kishte kundërshtuar krimin, dhe jo pala që e ka përkrahur”, ka thënë Izetbegoviç.
Në pyetjen e parashtruar Vuçiçit se si e sheh atë që sulmuesit ndaj tij, më 11 korrik në Qendrën Memoriale Srebrenica – Potoçari, pas marrjes në pyetje u liruan, kryeministri i Serbisë u përgjigj:
“Këtë tashmë e kam harruar dhe jam i gatshëm që në një ton miqësor të shikoj bashkëpunimin tonë. Ishte vështirë dhe një situatë e pakëndshme, por asgjënë krahasim me atë çfarë u ndodhi boshnjakëve, kroatëve dhe serbëve të shumtë në luftërat. Nëse ata njerëz janë në gjendje të falin dhe të shikojnë drejt së ardhmes, do të isha i mpirë nëse nuk do të mendoja për të ardhmen”, ka thënë Vuçiç, duke i thënë Izetbegoviçit dhe Çoviçit se Beogradi është shtëpia e tyre dhe se janë të mirëpritur gjithmonë.
Anëtarët e Presidencës së BeH dhe kryeministri serb, Aleksandat Vuçiç kanë mbajtur konferencën e përbashkët për gazetarët pas takimit në Beograd. Anëtarët e kreut të shtetit të BeH, Dragan Çoviç, Bakir Izetbegovip dhe Mladen Ivaniç qëndrojnë për një vizitë zyrtare në Beograd me ftesën e kryeministrit të Serbisë.
