Fillimi LajmeIsh-futbollisti holandez, Clerence Seedorf, konvertohet në Islam

Ish-futbollisti holandez, Clerence Seedorf, konvertohet në Islam

nga Shekulli Agency

Ish-futbollisti holandez Clarence Seedorf, i cili ka luajtur për disa klube të mëdha evropiane, njoftoi se u konvertua në Islam.

“Një falënderim i veçantë për të gjitha porositë e bukura duke më uruar që u bëra pjesë e familjes muslimane”, shkroi Seedorf në një postim në Instagram, duke shtuar se është shumë i lumtur që i bashkohej Islamit.

“Një falënderim i veçantë për të dashurën time Sophia, e cila më mësoi thellësisht kuptimin e Islamit”, theksoi Seedorf.

Ai gjithashtu u shpreh se edhe si musliman, do të vazhdojë të mbajë emrin e dhënë nga prindërit e tij.

Gjatë karrierës së tij futbollistike, Seedorf ka luajtur për klube të mëdha evropiane siç janë: Ajax, Real Madrid, Sampdoria, Inter, Milan, si dhe Botafogo në Brazil.

Ai gjithashtu njihet si futbollisti i vetëm i cili ka arritur të fitojë Ligën e Kampionëve me tre klube të ndryshme.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies