Fillimi LajmeIran, arrestohen 42 persona nën akuzën për adhurim të djallit

Iran, arrestohen 42 persona nën akuzën për adhurim të djallit

nga Shekulli Agency

Në rajonin Mazandaran në veri të Iranit janë arrestuar 42 persona të cilët akuzohen për adhurim të djallit (satanizëm).

Sipas agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve (IRNA) Prokuroria në Mazandaran nëpërmjet një deklarate njoftoi kryrjen e një operacioni ndaj një grupi që ishte përcaktur se kryente rite sataniste në zonën Chalus. Në kuadër të operacionit u arrestuan 42 persona, 14 prej të cilëve femra.

Gjithashtu bëhet e ditur se në operacion janë konfiksuar 11 automjete të personave në fjalë. Pas përcaktimit nga njësitë e shërbimeve inteligjente është arrestuar edhe një person i cili akuzohet si lider i grupit.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies