Fillimi LajmeInjoron ligjet, mbyllet aksesi ndaj Wikipedia-s në Turqi

Injoron ligjet, mbyllet aksesi ndaj Wikipedia-s në Turqi

nga Shekulli Agency

Ministria e Telekomunikacionit, Deteve dhe Transportit të Turqisë ka deklaruar se ka paralajmëruar Wikipedia-n të fshijë informacionet që krahasojnë Turqinë me grupe të ndryshme terroriste.

Zyrtarët e kësaj ministrie kanë thënë se ata i kanë mbajtur të hapur gjithmonë, kanalet e komunikimit me Wikipedia-n, por se kjo e fundit nuk ka pranuar të fshijë informacionet në fjalë.

Ministria duke vënë në dukje se Wikipedia ka lejuar publikimin e teksteve dhe komenteve të cilat krahasojnë Turqinë me grupe të ndryshme terroriste, në vijim shton: “Në vend që të bashkëpunojë në luftën kundër terrorit, Wikipedia preferon që të jetë një burim informacioni e cila vepron në përputhje me disa konjektura të cilat hedhin baltë mbi Turqinë në planin ndërkombëtar”. Ndërkohë në vijim të deklaratës thuhet se për këtë arsye Ministria ka bllokuar aksesin ndaj Wikipedia-s.

Ndërkohë theksohet se pas përmbushjeve të kërkesave të Turqisë, në dorën e së cilës ka dhe vendime gjyqësore, aksesi ndaj Wikipedia do të mund të hapet.

Institucionet turke kohët e fundit kanë rritur kontaktet me kompani të ndryshme të rrjeteve sociale dhe faqe interneti dhe kanë kërkuar për hedhjen e këtyre hapave:

– Hapja e përfaqësive në Turqi.

– Veprimi në përputhje me ligjet ndërkombëtare.

– Rrespektimin e vendimeve gjyqësore.

– Të mos jenë pjesë e fushatave të errta dhe operacioneve kundër Turqisë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies