Fillimi LajmeHyn në fuqi sistemi i përforcuar i Shengenit

Hyn në fuqi sistemi i përforcuar i Shengenit

nga Shekulli Agency

Të premten kanë hyrë në fuqi rregullat e reja të Bashkimit Evropian (BE) të cilat synojnë të përforcojnë Sistemin Informativ të Shengenit (SIS), që ka të bëjë me shkëmbimin e informacionit për sigurinë dhe menaxhimin e kufijve në Evropë.

Komisioni Evropian (KE) bën të ditur se “baza e përmirësuar e të dhënave, do të ndihmojë rojet kufitare të monitorojnë më mirë se kush kalon kufijtë e BE-së, të mbështesë policinë dhe zbatimin e ligjit në kapjen e kriminelëve të rrezikshëm dhe terroristëve, por njëkohësisht edhe të ofrojë mbrojtje më të madhe për fëmijët e humbur dhe të rriturit në nevojë”.

Sistemi, sqaron KE-ja, do të jetë në gjendje të alarmojë se cili fëmijë rrezikon të rrëmbehet, por mund të alarmojë edhe personat e pambrojtur, të cilët nuk lejohen të udhëtojnë për arsye të sigurisë së tyre, siç është martesa e detyruar ose dyshimi për trafikimin e qenieve njerëzore.

Për banorët e paligjshëm në zonën e Shengenit, sistemi në fjalë do të alarmojë në mënyrë që të përshpejtohet procesi i kthimit të këtyre personave në vendin ku kërkohen.

Sistemi Informativ i Shengenit është një sistem i centralizuar i informacionit që kontrollon kufijtë e jashtëm të Shengenit në 30 vende në të gjithë Evropën.

Aktualisht përmban rreth 79 milionë të dhëna, ndërsa vetëm në vitin 2017, është konsultuar 5 miliardë herë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies