Fillimi LajmeHolandë, protestë e “jelekëve të verdhë”

Holandë, protestë e “jelekëve të verdhë”

nga Shekulli Agency

“Jelekët e Verdhë” në Holandë, janë mbledhur në masë të madhe në qytetet si Hagë, Amsterdam dhe Rotterdam, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë.

“Jelekët e verdhë” holandezë, të cilët shpalosën pankarta “Dorëheqje për Rutte”, “Rutte shko nga këtu”, kërkuan dorëheqjen e kryeministrit të Holandës, Mark Rutte.

“Jelekët e verdhë” të cilët në përgjithësi u mblodhën me thirrjen e grupeve të djathta ekstreme në vend, në protesta kritikuan politikat qeveritare në çështjet si Pakti i Kombeve të Bashkuara për Emigrantë, moshën për pensionim, çmimet e shtrenjta në shëndetësi dhe arsim si dhe problemin për emigrantët.    Protestuesit të cilët u mblodhën përpara Parlamentit në Hagë, kërkuan që kryeministri Rutte të vijë e t’i takojë ata personalisht.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies