Fillimi LajmeHedhin predha në bazën ushtarake turke, ushtria neutralizon terroristët

Hedhin predha në bazën ushtarake turke, ushtria neutralizon terroristët

nga Shekulli Agency

Ushtria turke ka njoftuar se pas një sulmi me predha në drejtim të postës kufitare Aksoy në Xhejlanpënar të Shanllëurfa-s, forcat e sigurisë kanë neutralizuar 11 terroristë, në mesin e të cilëve 3 ishin përdoruesit e raketa hedhësve, raporton (AA).

Sipas informacioneve të marra nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Turqisë, thuhet se gjatë ditës së sotme, një grup terroristësh kanë lëshuar disa predha në drejtim të postës kufitare Aksoy në qytezën Xhejlanpënar të Shanllëurfa-s. Predhat janë hedhur nga një zonë e pushtuar nga organizatat terroriste PYD/PKK/YPG.

Ndërkohë ushtria turke ka njoftuar se duke u bazuar në të drejtën e saj për vetëmbrojtje, forcat e sigurisë i janë kundërpërgjigjur zjarrit, duke bërë të mundur neutralizimin e 11 terroristëve, 3 prej të cilëve ishin përdoruesit e raketa hedhësve.

Në deklaratë thuhet se bashkë me terroristët është shkatërruar edhe mjeti i armatosur.

Ndërkohë ushtria turke ka njoftuar se edhe gjatë ditës së djeshme ka patur sulme me predha në drejtim të postave kufitare dhe ka theksuar se forcat e sigurisë i janë kundër përgjigjur dhe si rrjedhojë 7 terroristë janë neutralizuar.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies