Fillimi LajmeHakerë nga Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut sulmojnë institucionet spanjolle

Hakerë nga Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut sulmojnë institucionet spanjolle

nga Shekulli Agency

Institucionet qeveritare dhe kompanitë private në Spanjë gjithnjë e më shumë janë të ekspozuara ndaj sulmeve kibernetike, ndërsa agjencitë shtetërore pohojnë se prapa këtyre sulmeve qëndron Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut, transmeton AA.

Gjatë muajve të fundit janë regjistruar madje 36 sulme kibernetike mbi institucionet shtetërore dhe shumë kompani private në Spanjë, shkruan në artikullin e gazetës spanjolle “El Pais”, e cila i referohet Qendrës Kombëtare të Kriptologjisë pranë Shërbimit Inteligjent të Spanjës.

Në artikull po ashtu thuhet se prapa sulmeve kibernetike ndaj Ministrisë së Mbrojtjes, bankave, zyrat e avokatëve dhe kompanive ushtarake, qëndrojnë grupe kibernetike me seli në Rusi, Iran, Kinë dhe Kore e Veriut.

Është zbuluar se bëhet fjalë për grupe hakerësh APT29 dhe Snake (Rusi), APT39 dhe APT33 (Iran), Banda Kobalt (Kore e Veriut) dhe Emissary Panda (Kinë).

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies