Fillimi LajmeGruevski, thirrje maqedonasve të përgatiten për rezistencë të gjatë

Gruevski, thirrje maqedonasve të përgatiten për rezistencë të gjatë

nga Shekulli Agency

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ka deklaruar se partia e tij dhe populli nuk do të lejojnë zbatimin e Deklaratës politike shqiptare, të cilës ai i referohet si ”Platforma e Tiranës”.

Gruevski thotë se nuk do të lejojnë ridefinimin e shtetit si edhe ndërrimin e emrit, siç ai e cilëson, sipas skenarit të LSDM-së me partitë shqiptare. Për Gruevskin, periudha e tanishme është mjaft dramatike për vendin. Ai i bëri thirrje popullit që të përgatitet për rezistencë afatgjatë për t’u përballur, me sipas tij, skenare për shtetin dhe se përmes dialogut politik në Kuvend mund të gjendet zgjidhje. Gruevski përsëriti edhe një herë qëndrimin e partisë së tij se zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare, bashkë me ato lokale, janë e vetmja zgjidhje e krizës së tanishme politike.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies