Në arsyetimin e vendimit thuhet se “Lufta e armatosur nuk mund të vlerësohet në kuadër të akuzave për terrorizëm”. Edhe prokurori federal kundërshtoi këtë vendim për të cilin reagoi dhe Turqia
Gjykata në Belgjikë ka vendosur se nuk mund të gjykohen në kuadër të ligjeve të luftës kundër terrorizmit 36 institucione dhe persona në mesin e të cilëve ndodhen edhe të ashtquajturit krerët e PKK-së për Evropën.
Gjykata e Apelit ka shqyrtuar kundërshtimin e kërkesës së bërë ndaj vendimit që Departamenti i Hetimeve në Bruksel mori vitin e kaluar se “PKK-ja nuk është organizatë terroriste”.
Në vendim u tha se 36 persona në mesin e të cilëve ndodhen edhe krerët e organizatës terroriste në Evropë, Remzi Kartal dhe Zübeyir Aydar nuk mund të gjykohen në kuadër të ligjeve të luftës kundër terrorizmit dhe u mbrojt se PKK-ja kryen një luftë të armatosur ndërkombëtare.
Me miratimin e vendimit të marrë vitin e kaluar për këta persona aktualisht është penguar që ata të gjykohen në Belgjikë në kuadër të ligjeve për luftën kundër terrorizmit. Ndërsa bëhet e ditur se prokurori ka të drejtën e ankimimit në Gjykatën e Lartë kundër këtij vendimi.
Prokuroria pas hetimit të nisur në vitin 2010, ajo paraqiti aktakuzën e saj në tetor 2015. Në aktakuzë anëtarët e PKK-së akuzohen se trajnonin në kampet në Belgjikë, Greqi dhe Irak të rinjtë dhe fëmijët pasi shkëputnin nga familjet e tyre në Belgjikë dhe vendet e tjera të Evropës Perëndimore. Në mesin e akuzave të drejtuara ishin edhe aktet për falsifikim dokumentesh dhe gjobëvënie.
Departamenti i Hetimeve në Bruksel, vitin e kaluar në muajin nëntor duke dhënë vendimin se nuk konsideroheshin “vepër terroriste” veprimet e kryera në kuadër të akuzave, refuzoi kërkesën për transferimin e çështjes në Gjykatën Penale.
Në arsyetimin e vendimit thuhet se “Lufta e armatosur nuk mund të vlerësohet në kuadër të akuzave për terrorizëm”. Edhe prokurori federal kundërshtoi këtë vendim për të cilin reagoi dhe Turqia.