Fillimi Lajme“Gjermania kërkon komunikim efektiv me Turqinë”

“Gjermania kërkon komunikim efektiv me Turqinë”

nga Shekulli Agency

Evropa do të duhet të gjejë një mënyrë që të komunikojë në mënyrë më efikase me Turqinë, deklaroi të enjten në Athinë, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel.

“Turqia është një pjesëtare e NATO-s dhe është e vendosur në kufijtë e Evropës, prandaj do të duhet të gjejmë një rrugë përmes së cilës do të komunikojmë dhe negociojmë në mënyrë më efektive”, deklaroi Gabriel në një konferencë për mediat pas takimit me homologun e tij grek Nikos Kotzias.

“Turqia sigurisht nuk është në prag ti bashkohet (në BE), por në asnjë rast nuk duhet të mbyllen kanalet e komunikimit, edhe pse gjërat janë të vështira”, tha ministri i Jashtëm gjerman.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies