Fillimi LajmeGjermania do të menaxhojë 14 aeroportet në Greqi

Gjermania do të menaxhojë 14 aeroportet në Greqi

nga Shekulli Agency

airoport-grec

Menaxhuesi më i madh i aeroporteve në Gjermani Fraport pas diskutimeve të gjata njoftoi se do të ndërmarrë menaxhinin e 14 aeroporteve në Greqi.

 

Menaxhuesi më i madh i aeroporteve në Gjermani Fraport pas diskutimeve të gjata njoftoi se do të ndërmarrë menaxhinin e 14 aeroporteve në Greqi.

Theksohet se kostoja e shitjes së mennaxhimit të aeroporteve ndaj Fraport është 1 miliardë e 234 milionë euro.

Sipas deklaratës së Fraport e cila menaxhon edhe aeroportin e Frankfurtit theksohet se vendimi i shitjes do të jetë themelore në bisedimet që janë në vazhdim me Greqinë.

Ndërsa në anën tjetër vendimi i shitjes është njoftuar edhe nga Kryeministri grek, Alexis Tsipras. Theksohet se shitja në fjalë është një kusht i paketës së tretë të shpëtimit e përcaktuar me 86 miliardë euro për Greqinë.

Fraport e cila kishte hyrë në tender me partnerin grek Copelouzos në vitin 2014, kishte marrë mennaxhinim e aeroporteve deri në vitin 2055. Pritet që transferimi i menaxhimit të aeroporteve këtë vit në nisë pa vonesë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies