Fillimi LajmeGjermani, zvogëlohet numri i anëtarëve të kishave

Gjermani, zvogëlohet numri i anëtarëve të kishave

nga Shekulli Agency

Në një hulumtim të zhvilluar në Gjermani thuhet se numri i anëtarëve të kishave në vend do të ulet me 49 për qind deri në vitin 2060 duke rënë në 22.7 milionë.

Në hulumtimin e Qendrës Kërkimore për Marrëveshjen e Brezave të Universitetit të Freiburgut thuhet se numri i anëtarëve të kishave, që është rreth 44.8 milionë, pritet të zvogëlohet me 49 për qind deri në vitin 2060.

Sipas hulumtimit që u zhvillua në 47 kisha katolike dhe protestante në Gjermani, kishat që deri në vitin 2016 do të kenë nevojë për 25 miliardë euro duke përllogaritur edhe shpenzime si rritjen e pagave, inflacionin mund të ballafaqohen me vështirësi financiare për shkak të numrit të anëtarëve që do të ulet.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies