Fillimi LajmeGjermani, tre xhami sulmohen brenda dy ditëve

Gjermani, tre xhami sulmohen brenda dy ditëve

nga Shekulli Agency

Tre xhami në Gjermani janë sulmuar gjatë dy ditëve të fundit, tha sot një udhëheqës i komunitetit musliman turk.

Në xhaminë Eyup Sultan në Kamen, North Rhine-Westphalia, një grup i krahut të djathtë përdhosën muret e xhamisë me mbishkrime urrejtëse si “jashtë”, tha Mustafa Köse, zyrtar i lartë në Kamen nga Unioni Turko-Islamik për Çështjet Fetare (DITIB).

Në qytetin e Hessenit, Gjermania qendrore, vandalët hodhën gurë në Xhaminë Qendrore të Kasselit.

Së fundmi, në një xhami në Bremen, në veriperëndim të Gjermanisë, një kopje e Kur’anit të shenjtë iu vu zjarri.

“Ekziston frika në tubimet tona dhe zyrtarët fetarë po shqyrtojnë mbylljen e dyerve të xhamisë gjatë kohës së lutjes”, tha Köse.

Duke thënë se policia po heton sulmet, ai shtoi se sulmuesit duhet të arrestohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Sulmet ndodhen ne mesin e grupeve islamofobike që fitojnë më shumë pushtet politik në Evropë, si dhe sulmet vdekjeprurëse nëpër xhami në vendet perëndimore, duke përfshirë sulmin në Zelandën e Re këtë mars që mori 51 jetë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies