Fillimi LajmeGjermani, sulmohet me gurë xhamia në Këln

Gjermani, sulmohet me gurë xhamia në Këln

nga Shekulli Agency

Xhamia Köln Chorweiler në qytetin Këln të Gjermanisë ishte shënjestër e një sulmi nga persona të panjohur.

Faltorja muslimane, e cila vepron nën Unionin Islam Turk të Çështjeve Fetare (DITIB) në Gjermani, u sulmua me gurë disa orë pas mesnate.

Ndryshe, sot përsëri do të rihapen xhamitë në Gjermani, ku namazet kolektive dhe aktivitetet e tjera fetare u pezulluan tetë javë më parë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në këtë ditë, xhamia në Këln ishte shënjestër e sulmeve vandale, të cilat thyen xhamat dhe derën kryesore të hyrjes së objektit të adhurimit dhe shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.

Sulmi u regjistrua nga kamerat e sigurisë në xhami dhe pamjet tregojnë dy persona të përfshirë në përdhosjen e xhamisë.

Ibrahim Altun, presidenti i DITIB-it në Chorweiler, tha se i gjithë rasti është raportuar menjëherë në polici dhe se kanë filluar hetimet.

Ai theksoi se presin që sulmuesit të gjenden sa më shpejt dhe të ndëshkohen në mënyrë adekuate.

https://www.facebook.com/206881762822668/posts/1531235170387314/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies