Fillimi LajmeGjermani, një politikan i AfD-së djathtiste konvertohet në Islam

Gjermani, një politikan i AfD-së djathtiste konvertohet në Islam

nga Shekulli Agency

Një anëtar shumëvjeçar i të djathtës ekstreme Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka braktisur pozitën udhëheqëse në këtë organizatë politike pas kalimit në Islam, raportojnë mediat gjermane.

Këtë lajm e konfirmoi edhe zyra rajonale e partisë në Brandenburg. Siç theksuan, Arthur Wagner para dy javësh “për arsye personale” braktisi pozitën udhëheqëse në këshillin rajonal të partisë.

Zëdhënësi i partisë Daniel Friese njoftoi sot se konvertimin e Wagner-it e mësuan madje pas dhënies së dorëheqjes.

Gazeta e përditshme gjermane “Tagesspiegel” lajmëron se Wagner, i cili partisë nacionaliste iu bashkua në vitin 2013, menjëherë pas themelimit të saj, paraprakisht ka qenë aktiv në grupet që ndihmojnë refugjatët.

Partia AfD është e njohur për retorikën anti-islame dhe programin e saj të bazuar në fushatën e parandalimit të “Islamizimit të Gjermanisë”, sidomos pas vitit 2015 kur pothuajse një milion refugjatë, kryesisht nga Siria dhe Iraku, arritën në këtë vend.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies