Fillimi LajmeGjermani, ngjall zemërim një video që tregon rrahjen e emigrantit nga policia

Gjermani, ngjall zemërim një video që tregon rrahjen e emigrantit nga policia

nga Shekulli Agency

Një video që tregon policët gjermanë duke rrahur një emigrantë adoleshent ka ngjallur zemërim.

Videoja e xhiruar në Hamburg tregon tetë oficerë të policisë që keqtrajtojnë një djalë 15-vjeçar për përdorimin e skuterit të tij në trotuar.

Sipas dëshmitarëve okularë, policia kërkoi nga i riu që të tregonte kartën e tij të identitetit, të cilën në ato momente nuk e kishte me vete. 

Oficerët e detyronin të shkojë në komisariat, por ai rezistonte.

Në video shihen oficerët duke e tërhequr për krahu, ndërkohë shihet një oficer duke i hedhur krahun rreth qafës. 

Bota e fundit e George Floyd-it, një 46-vjeçari afro-amerikan që vdiq më 25 maj pasi një oficer policie vendosi gjurin e tij në qafën e viktimës, u shkrua në murin ku u xhirua videoja.

Policia e Hamburgut tha se djalit iu kërkua shumë herë të mos përdorë trotuarin, por ai nuk dëgjoi. 

Policia po ashtu tha se djali ishte i fortë dhe oficerët patën vështirësi për ta kontrolluar atë. 

Më herët në muajin gusht, dy video që tregonin oficerë të policisë gjermane duke vendosur gjurin në qafën e njerëzve, përfshirë ndaj një turku dhe marokeni, u bën virale në mediat sociale duke shkaktuar zemërim në të gjithë vendin.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies