Fillimi PolitikëNorvegjia dëbon një diplomat rus

Norvegjia dëbon një diplomat rus

nga Shekulli Agency

Norvegjia mori vendimin për të dëbuar një diplomat të Federatës së Rusisë me detyrë në vend.

Sipas lajmit të gazetës NY Times, Ministria e Jashtme e Norvegjisë njoftoi se ka deportuar një diplomat rus që punon në vend.

Duke mos dhënë detaje mbi çështjen, gazeta ka raportuar se vendimi ka ardhur pasi një shtetas norvegjez u arrestua ditë më parë me dyshimin për “spiunazh”.

Policia norvegjeze në një njoftim kishte deklaruar se personi i arrestuar dyshohet se ka transferuar informacion tek një punonjës i shërbimit inteligjent rus.

Ndërkohë edhe Çekia më 6 qershor dhe Sllovakia më 10 gusht dëbuan nga dy diplomatë të Federatës Ruse me dyshimin për “spiunazh”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies