Fillimi LajmeGjeneral Hulusi Akar, zgjidhet Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë

Gjeneral Hulusi Akar, zgjidhet Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë

nga Shekulli Agency

Gjeneral-Hulusi-Akar

Të gjitha vendimet e marra janë miratuar nga Presidenti, Recep Tayyip Erdoğan dhe do të hynë në fuqi që nga 30 gushti 2015, kanë bërë të ditur nga Presidenca.

 

Zëdhënësi i Presidencës turke Ibrahim Kalın në një konferencë për shtyp në Rezidencën presidenciale njoftoi vendimet e Këshillit të Lartë Ushtarak i cili përfundoi sesionin 3 ditor.

Sipas informacionit të dhënë nga Kalın mësohet se ish-komandanti i forcave tokësore të ushtrisë turke Gjeneral Hulusi Akar është emëruar Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, ndërsa komandant i forcave Ajrore u emërua Gjenerali Abidin Ünal, Komandant i forcave tokësore u emërua Gjenerali Salih Zeki Çolak, dhe në Komandën e Përgjithshme të Xhandarmërisë u emërua Gjenerali Galip Mendi.

Këshilli i Lartë Ushtarak i Turqisë ka miratuar një sërë vendimesh që lidhen me forcat e mbrojtjes të vendit, duke përfshirë edhe emërimin e drejtuesve në zonat ushtarake. Këshilli gjithashtu ka zgjatur me një vit detyrën e Komandanti të forcave Detare Admiralit Bülent Bostanoğlu, dhe Komandanti i Forcave ajrore Gjenerali Akin Öztürk u emërua anëtar i Këshillit të Lartë Ushtarak.

Zëdhënësi i Presidencës pasi ka njoftur emërimet ka vënë në dukje se vendimet e tjerë të Këshillit të Lartë ushtarak do të njoftohen nga Shtabi i Përgjithshëm ai ka theksuar se të gjitha vendimet e marra janë miratuar nga Presidenti, Recep Tayyip Erdoğan dhe do të hynë në fuqi që nga 30 gushti 2015, Kalin gjithshtu ka uruar për një detyrë të mbarë të gjithë personat e emëruar dhe që të jenë të denjë për popullin dhe vendin e tyre.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies