Fillimi LajmeGëzim Kelmendi: Fyerja e ambasadorit amerikan Delawie nga ana e Haradinajt, fyerje e shtetit të Kosovës

Gëzim Kelmendi: Fyerja e ambasadorit amerikan Delawie nga ana e Haradinajt, fyerje e shtetit të Kosovës

nga Shekulli Agency

Kryetari i Partisë FJALA Dr. Gëzim Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar ashpër fyerjen drejtuar Ambasadorit të SHBA-së në Kosovë nga nënkryetarit të OVL-së, Nasim Haradinaj, poashtu ka kritikuar edhe reagimin e udhëheqësve kosovarë karshi këtij ofendimi.

Ja edhe postimi i plotë i tij:

Fyerja e ambasadorit amerikan Delawie nga ana e Haradinajt, fyerje e shtetit të Kosovës

Fyerjen ambasadorit amerikan Greg Delawie që ia bëri nënkryetari i OVL-së Nasim Haradinaj, kalon çdo normë dhe etikë njerëzore.
Gjuha e tij nuk duhet vetëm kritikuar, por duhet ndëshkuar.
Këtë fyerje e bën më të rëndë edha fakti se ambasadori në fjalë përfaqëson aleatin kryesor për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, SHBA-të.

Nasim Haradinaj jo vetëm që ka fyer përfaqësuesin e aleatit kryesor të Kosovës, por edhe ka gabuar adresën.
Ai shqetësimin për gjykatën speciale duhet të ia adresoj liderëve politik të Kosovës, që kanë kërkuar të votohet gjykata speciale para dy viteve.

Në anën tjetër, është shqetësues fakti se si liderët politik të Kosovës me “gjysëm zëri” kritikuan Nasim Haradinajn.
Liderët politik të vendit tonë duhet ta dijnë se populli ynë nuk e ka traditë të i fyej miqtë dhe aleatët.
Populli shqiptar nderon mikun.
E këta lider po tregojnë se nuk e nderojnë as popullin e vet, as miqtë e Kosovës, por po e nderojnë vetvetën, ka përfunduar Kryetari i FJALËS Dr.Gëzim Kelmendi

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies