Videoja në të cilën shihet deputeti i BDI-së Artan Grubi duke u përshëndetur me huliganët në Kuvend në momentin kur ata në mënyrë barbare po rrahin deputetët ka shkaktuar reagime të shumta në opinion.
Në mesin e tyre janë edhe shumë funksionarë të LSDM-së, të cilët janë shfaqur tejet të indinjuar nga ky veprim i Grubit. Madje ata shtojnë zërat se personi me të cilën përshëndetet Grubi është djali i Sasho Mijallkovit.
“Videoja e ndaluar nga facebook pas 15 minutave nga publikimi. Ndryshe përderisa Zaev dhe të tjerët në mënyrë mizore po sulmoheshin, Artan Grubi lirshëm lëviz dhe përshëndetet me një person që duket se është djali i Mijallkovit. E kjo duhet të shpërndahet në mënyrë pasi për shkak se këtu ka diçka pasi nuk u lejuar që videoja të arrij shikueshmëri?”, ka shkruar Vlladimir Hristovski nga LSDM, I cili ka lutur të gjithë që sa më shumë të shpërndahet kjo video.
Dhe kërkesën e tij si duket e kanë dëgjuar funksionarë të LSDM-së dhe aktivist të partisë pasi që për një kohë të shkurtë kjo video është shpërndarë mbi 1000 herë.


