Fillimi LajmeFrancë, sulmet islamofobike rriten ndjeshëm vitin e kaluar

Francë, sulmet islamofobike rriten ndjeshëm vitin e kaluar

nga Shekulli Agency

Presidenti i Observatorit Kombëtar të Islamofobisë në Francë, Abdallah Zekri, tha se sulmet islamofobike në këtë vend janë rritur për 54 për qind në vitin 2019.

Përmes një deklarate me shkrim, Zekri tha se në vitin 2018 në Francë u regjistruan 100 sulme kundër muslimanëve, ndërsa ky numër në vitin 2019 u rrit në 154.

Zekri deklaron se sulmet kryesisht kanë ndodhur në rajonet Ile-de-France, Rhones-Alpes dhe Paca.

Ai gjithashtu tha se nuk ka lidhje midis Islamit dhe terrorizmit dhe se muslimanët në Francë duhet të kenë mundësi ta praktikojnë fenë e tyre lirshëm si anëtarët e feve të tjera.

Franca ka popullsinë më të madhe myslimane në Evropë me rreth pesë milionë, kryesisht nga vendet e Afrikës së Veriut.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies