Fillimi LajmeFrancë, polici vret tre persona dhe më pas vetëvritet

Francë, polici vret tre persona dhe më pas vetëvritet

nga Shekulli Agency

Një zyrtar i policisë u vetëvra pasi vrau tre persona në komunën periferike Sarcelles të kryeqytetit të Francës, Paris. Njoftohet se personat e vrarë nga zyrtari policor janë vjehrri dhe fqinjët e tij.

Rasti ka ndodhur në mesnatë në komunën periferike Sarcelles, e cila ndodhet në veri të Parisit.

Gazeta “Le Parisien” shkruan se zyrtari policor ka hapur zjarr me armë ushtarake së pari ndaj vehrrit dhe vjehrrës dhe më pas u është drejtuar fqinjëve të cilët përpiqeshin që ta ndalojnë atë.

Ekipet e ndihmës së parë, të cilat shkuan në vendin e ngjarjes, në shtëpi gjetën trupin e pajetë të vjehrrit dhe vjehrrën e plagosur rëndë. Njoftohet se kufoma e njërit prej fqinjëve ishte brenda një automjeti dhe se tjetra menjëherë afër këtij automjeti.

Zyrtari i Policisë së Parisit, më pas është vetëvrarë në oborrin e shtëpisë së njëjtë.

Vazhdojnë hetimet lidhur me rastin, ndërkaq pretendohet se vrasja ka ndodhur për shkaqe të mosmarrëveshjeve të brendshme familjare.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies