Fillimi LajmeFrancë, pas jelekëve të verdhë në protestë edhe punonjësit e ambulancave

Francë, pas jelekëve të verdhë në protestë edhe punonjësit e ambulancave

nga Shekulli Agency

Pas demonstratave të dhunshme të “jelekëve të verdhë” në Francë, të cilët protestojnë kundër rritjes së çmimeve të naftës, në rrugë kanë dalë edhe punonjësit e ambulancave, raporton Anadolu (AA).

Protestuesit janë mbledhur në afërsit të Kuvendit Nacional në kryeqytetin francez, Paris, ku kanë kërkuar “përmirësimin e kushteve të punës”.

Demonstruesit shkaktuan ndalje të qarkullimit rrugor në zonën ku u organizua protesta, ndërsa po ashtu dogjën goma.

Në protestë janë vërejtur pankarta me mbishkrimin “Macron më vrau”, ndërsa po ashtu u dëgjuan edhe slogane si “Macron, dorëheqje”.

Forcat e sigurisë morën masa të gjera në këtë zonë për shkak të protestës.

Francë, nxënës nga më shumë se 100 shkolla të mesme në protesta

Nxënës nga më shumë se 100 shkolla të mesme në Francë sot kanë bojkotuar mësimin, për të protestuar kundër politikave arsimore të qeverisë dhe presidentit francez Emmanuel Macron.

Si pasojë e protestave, në shkollat e mesme në fjalë është pezulluar pjesërisht apo tërësisht procesi mësimor.

Ndërkohë në një shkollë të mesme në komunën Aubervillers të Parisit pati momente të tensionuara në mes të nxënësve dhe policisë. Një automjeti si dhe një numri të madh të koshave për plehra iu vu zjarri.

Në protestën e mbajtur në qytetin Dijon morën pjesë mijëra nxënës. Protestat u mbajtën edhe në qytete tjera si Nice, Grasse dhe Marseille.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies