Fillimi LajmeFrancë, nisin hetime lidhur me faljen e namazit nga nxënësit në disa shkolla

Francë, nisin hetime lidhur me faljen e namazit nga nxënësit në disa shkolla

nga Shekulli Agency

Në Francë po diskutohet se falja e namazit nga nxënësit në shkollë vendos në rrezik laicizmin.

Ministri i Arsimit në Francë, Pap Ndiaye dhe kryetari i bashkisë Nice, Christian Estrosi në një deklaratë të përbashkët me shkrim theksuan se në 3 shkolla fillore, 1 shkollë të mesme (gjimnaz) dhe në 1 shkollë të arsimit të mesëm të ulët (9 vjeçare) janë kryer shkelje serioze dhe se disa nxënës kanë falur namaz gjatë pushimit të drekës në shkollë.

“Familjet e fëmijëve në fjalë janë thirrur nga drejtorët e shkollave”, thuhet në deklaratën ku njoftohet se veprime të tilla janë të papranueshme dhe se në lidhje me këtë çështje kanë nisur hetime.

– Reagime nga përdoruesit e medias sociale

Përdoruesit e medias sociale kanë reaguar ndaj çështjes e cila u paraqit gjerësisht në shtypin e vendit.

Një përdorues i Twitterit tha: “A ka ndonjë provë për atë që thotë Estrosi?”, ndërsa edhe përdorues të mediave të ndryshme sociale, kanë tërhequr vëmendjen mbi ngacmimin e bashkëmoshatarëve dhe problemet financiare në shkollat publike si dhe kanë mbrojtur idenë se këto janë çështje që duhet të zgjidhen më parë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies