Fillimi LajmeFranca thërret ambasadorin rus

Franca thërret ambasadorin rus

nga Shekulli Agency

Franca thirri ambasadorin rus, Alexil Mechkov në Ministrinë e Punëve të Jashtme pasi imazhet e qytetit Bucha në Ukrainë u shpërndanë në llogarinë në rrjetet sociale të Ambasadës Ruse në Paris, si një “set filmik”.

Në llogarinë e Ambasadës Ruse në Twitter, pamjet e një tanku të shkatërruar dhe shumë gazetarë në një rrugë të shkatërruar në qytetin ukrainas Bucha u shpërndanë me fjalët: “Set filmik, qyteti Bucha”.

Ministri i Shtetit i Francës për Çështjet e Bashkimit Evropian, Clement Beaune tha: “Përtej turpit, ndalo aty”.

Ministri i Jashtëm, Jean-Yves Le Drian shkroi në Twitter: “Për shkak të postimit të papërshtatshëm dhe provokues të Ambasadës Ruse në Francë për vuajtjet në Bucha, kam vendosur të thërras ambasadorin rus në Ministrinë e Punëve të Jashtme”.

Drian deklaroi se ata do të vazhdojnë të luftojnë kundër manipulimit të informacionit nga Rusia për luftën në Ukrainë.

Ambasadori rus në Paris, Alexei Mechkov, poashtu u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës më 25 mars për publikimin e një karikature në llogarinë e tij në Twitter, që nënkuptonte se Evropa i nënshtrohet SHBA-së.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies