Fillimi LajmeForcat turke neutralizojnë 3.000 terroristë të DEASH-it në Siri

Forcat turke neutralizojnë 3.000 terroristë të DEASH-it në Siri

nga Shekulli Agency

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë njoftoi se forcat e armatosura turke në Sirir kanë eliminuar së paku 3.000 pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH, transmeton (AA).

“Si forca e vetme ushtarake e cila ballë për ballë luftoi kundër terroristëve të DEASH-it, ushtria turke ka shkatërruar 21.000 objektiva të terroristëve”, thuhet në kumtesën e Ministrisë turke të Mbrojtjes.

Ministria më tej njofton se forcat turke në gusht të viti 2016 kanë kryer operacionin e suksesshëm antiterrorist “Mburoja e Eufratit 1” dhe mundësuan kthimin e 320 mijë refugjatëve sirianë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies