Drejtori i Policisë së provincës Logar, Mohammad Davut Ahmadi tha për AA se forcat e NATO-s kanë sulmuar gabimisht një pikë kontrolli të forcave të sigurisë afgane dhe si rrjedhojë 8 ushtarë afganë kanë humbur jetën.
Forcat e NATO-s kanë sulmuar gabimisht një pikë kontrolli të forcave të sigurisë afgane. Si rrjedhojë 8 ushtarë afganë kanë humbur jetën dhe 5 të tjerë janë plagosur.
Drejtori i Policisë së provincës Logar, Mohammad Davut Ahmadi, qytet ky i cili gjendet në afërsi të Kabulit, tha për AA se forcat e NATO-s kanë sulmuar gabimisht një pikë kontrolli të forcave të sigurisë afgane dhe si rrjedhojë 8 ushtarë afganë kanë humbur jetën dhe 5 të tjerë janë plagosur.
Ahmadi tha gjithashtu se shënjestra e forcave të NATO-s në fakt ishin militantët talebanë. Ndërsa pika e kontrollit të forcave të sigurisë është goditur gabimisht. Nga ana tjetër theksohet se ushtarët e plagosur janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërkohë edhe Ministria e Mbrojtjes së Afganistanit e ka konfirmuar sulmin dhe ka thënë se ky sulm nuk është kryer në mënyrë të koordinuar me forcat afgane. (AA)
