Fillimi LajmeFokusKeto janë shkaktarët e ndjenjës së të ftohtit

Keto janë shkaktarët e ndjenjës së të ftohtit

nga Shekulli Agency

ftoh-546633Pasojat e të ndjerit të ftohtin nuk janë vetëm nga kushtet e ngrohjes, por edhe gjendja shëndetësore.

Në aspektin shëndetësor njihen dy shkakëtar të ndjenjës së të ftohtit, të cilët janë : Tiroidet dhe mungesa e hekurit.

Gjendrat tiroide:

Pa nivelin e duhur të këtij hormoni, ngadalësohet metabolizmi duke reduktuar motorin e trupit që prodhon ngrohjen.

Rreth 4.5% e njerëzve e përjetojnë këtë gjendje dhe normat janë më të larta tek gratë që kanë qenë kohët e fundit shtatzënë ose janë mbi moshën 60.

Nëse dyshoni se keni probleme me tiroiden, shkoni tek mjeku, i cili mund të konfirmojë diagnozën me një test të thjeshtë të gjakut.

Nuk merrni mjaftueshëm hekur:

Nivelet e ulëta të hekurit janë nga arsyet më të zakonshme për ftohtësinë kronike.
Pa hekur të mjaftueshëm, qelizat e kuqe të gjakut nuk mund të bëjnë punën e tyre në mënyrë efektive, duke shkaktuar kështu dridhje të trupit.

Mënyra më e mirë për të rritur sasinë e hekurit në trup është nëpërmjet ushqimit të shëndetshëm:

Mish, vezë dhe gjethe barishte si spinaq, prodhimet e detit janë gjithashtu mundësitë më të mira.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies