Fillimi LajmeBotaMinistria e Mbrojtjes së Shqipërisë: Asnjë incident me Greqinë

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë: Asnjë incident me Greqinë

nga Shekulli Agency

Mediat vendase kanë raportuar dje, se një incident kishte ndodhur në kufirin ujor mes Greqisë dhe Shqipërisë, ku peshkarexha “Mario 1”, ishte urdhëruar të linte aktivitetin e saj për shkak se një roje bregdetare greke e kishte urdhëruar një gjë të tillë.

shqiperi-greqiMinistria e Mbrojtjes shqiptare, pasi ka marrë njoftim mbi ngjarjen, përmes një njoftimi për shtyp nënvizon se komunikimi mes palëve ka qenë normal dhe se asnjë incident nuk është shënuar mes rojes bregdetare greke dhe asaj shqiptare.

Siç njofton Ministria e Mbrojtjes, “rreth orës 10.45, anija P-117, e cila po kryente patrullimin në rajonin e Gjiut të Limonit, Sarandë, njoftoi sallën Operacionale se kishte marrë thirrje nga peshkarexha “Mario-1”. Peshkarexha në fjalë pasi jepte koordinatat theksonte se një mjet i Rojes Bregdetare Greke e ka lajmëruar që ishte duke peshkuar në ujërat greke.

Nisur nga kjo situatë, anija P-117 është urdhëruar të nisej menjëherë për në vendngjarje dhe ka mbërritur aty në orën 10.55. Në këtë orë anija e Rojës Bregdetare greke ishte rreth 4 kabëll nga peshkatorja dhe që lëvizte me kurs për në jug-perëndim drejt Korfuzit.

Përsa më sipër, njofton MM, shtabi i Forcës Detare mori masa për menaxhimin e situatës dhe evidentimin e të dhënave të mara si nga personeli i shërbimit, ashtu dhe nga peshkatorja ‘’MARIO-1’’. Nga shqyrtimi i situatës dhe të dhënave të marra rezultoi se anija peshkatore ‘’MARIO-1’’ ndodhej në vijën fundore të kufirit, në ujërat territoriale shqiptare duke kryer aktivitet peshkimi. Po mbi bazën e këtyre të dhënave u konkludua gjithashtu se anija e Rojës Bregdetare greke nuk ka qenë në kufijtë e ujërave territoriale shqiptare.

Gjatë kryerjes së këtij operacioni Roja Bregdetare ka bashkëpunuar dhe me Policinë Kufitare, si dhe me oficerin civil të turnit të Inspektoratit të Peshkimit në QNOD.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies