Fillimi LajmeFokusDoni të jeni të bukura? Përdorni qumësht gomari

Doni të jeni të bukura? Përdorni qumësht gomari

nga Shekulli Agency

gomari

Jemi mësuar ta përdorim vetëm për punë, ndërsa emri i kësaj kafshe përdoret shpesh edhe për tallje. Por orniotologu malazez, Darko Saveljic ka bërë një fermë dhe kujdeset në mënyrë të veçantë për këto kafshë, pasi ai u merr atyre qumështin. Ferma është e ndërtuar në fshatin Martinići pranë Danilovgradit. Saveljic shpreh shqetësimin se lloji i gomarit tani përballet me zhdukjen.

“Qumështi i gomarit është shumë popullor dhe i shtrenjtë, sepse ai ka një funksion të fuqishëm terapeutik në mjekësi”, thotë ai.

Qumështi i gomarit është vlerësuar shumë nga grekët e lashtë dhe romakët dhe sipas traditës, mbretëresha egjiptiane Kleopatra ishte larë me qumësht gomari për të ruajtur bukurinë dhe rininë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies