
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, theksoi rëndësinë e lirisë dhe pluralizmit të shtypit në një shoqëri të shëndetshme.
“Ne dëshirojmë një Turqi me shtyp më të lirë dhe më pluralist. Dëshirojmë një shtyp ku përfaqësohen të gjitha idetë”, tha Erdogan në një ceremoni të ndarjes së çmimeve në fushën e gazetarisë në kryeqytetin Ankara.
Ai ritheksoi se media ndërkombëtare qëllimisht nuk shkruan për sukseset e Turqisë.
“Sukseset e Turqisë qëllimisht nuk shihen në shtypin ndërkombëtar”, tha presidenti turk.
Erdogan gjithashtu shprehu pikëllimin e tij për vdekjen e Abdulkadir Nişancı, gazetarit të AA-së i cili humbi jetën në një ngjarje tragjike përderisa ishte në detyrë.
Nişancı ishte në detyrë në Malin Soğanlı në verilindje të Turqisë kur ra nga një shkëmb më 10 maj dhe humbi jetën.