Fillimi LajmeErdogan pritet me ceremoni ushtarake në Gjermani

Erdogan pritet me ceremoni ushtarake në Gjermani

nga Shekulli Agency

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i cili ndodhet në Berlin për një vizitë zyrtare në Gjermani me ftesë të homologut të tij gjerman Frank-Walter Steinmeier, u prit me një ceremoni ushtarake në Pallatin Bellevue, raporton Anadolu AA.

Erdoğan dhe bashkëshortja e tij Emine Erdoğan para ceremonisë ushtarake u pritën në hyrje të pallatit Bellevue nga presidenti gjerman Steinmeier dhe bashkëshortja e tij Elke Büdenbender.

Presidenti Erdoğan më pas u nënshkrua në “Librin e veçantë”.

Të dy presidentët, pas intonimit të himneve kombëtare, përshëndetën gardën ceremoniale.

Erdoğan dhe Steinmeier pas kësaj ceremonie, kaluan në një takim të mbyllur për media.

Pas këtij takimi Erdoğan do të zhvillojë një takim edhe me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies