Fillimi LajmeErdogan në Tiranë: FETO përbën kërcënim të madh jo vetëm për Turqinë, por edhe për çdo vend ku ka prani

Erdogan në Tiranë: FETO përbën kërcënim të madh jo vetëm për Turqinë, por edhe për çdo vend ku ka prani

nga Shekulli Agency

Në konferencën e përbashkët për media në Tiranë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për luftën kundër FETO-s ka deklaruar se, “Kjo strukturë, e cila ka gjakun e të pafajshmive në duart e saj, përbën kërcënim të madh jo vetëm për Turqinë, por edhe për çdo vend ku ka prani”.

“Është pritshmëria jonë e sinqertë që në të ardhmen të ndërmerren hapa më konkretë, më të vendosur dhe me të shpejtë kundër strukturimit të FETO-s në Shqipëri”, tha Erdoğan.

“Ashtu siç kemi bërë deri tani pjesën tonë për paqen, qetësinë e Ballkanit, edhe më tej në të njëjtën mënyrë do të jemi një prej vendeve garantuese të paqes dhe qetësisë”, shtoi ai.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies