Fillimi PolitikëKëshilli Zgjedhor i Venezuelës miraton referendumin për shkarkimin e Maduros

Këshilli Zgjedhor i Venezuelës miraton referendumin për shkarkimin e Maduros

nga Shekulli Agency

Këshilli Kombëtar Zgjedhor (CNE) i Venezuelës miratoi kërkesën për referendum për shkarkimin nga detyra të presidentit Nicolas Maduro.

CNE njoftoi se ka miratuar fillimin e procedurës së referendumit të kërkuar për shkarkimin e mundshëm të Maduros.

Është ndarë informacioni se grupet që kanë kërkuar referendum janë: Lëvizja e Rikthimit të Venezuelës (MOVER), Komiteti Kombëtar dhe Ndërkombëtar për Demokraci dhe Komiteti Ekzekutiv Kombëtar Confedejunta.

Zëdhënësi i grupit, Nelson Chitty La Roche në një deklaratë për media vuri në dukje se referendumi është i nevojshëm për të siguruar paqen shoqërore. “Ne duam referendum rikthimi. E duam këtë për paqen sociale dhe sigurinë institucionale, për të ardhmen e venezuelianëve”, tha La Roche.

Teksa nga qeveria nuk është bërë ende ndonjë deklaratë lidhur me këtë temë, për momentin nuk janë ndarë informacione për datën dhe detajet e referendumit.

Në lajmet në shtypin lokal thuhet se edhe nëse shkohet në referendum, Maduro mund ta kapërcejë lehtësisht këtë me mbështetjen aktuale shoqërore.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies