Fillimi LajmeErdogan: Më 2022, Turqia do të lançojë satelitin vendor të komunikimeve

Erdogan: Më 2022, Turqia do të lançojë satelitin vendor të komunikimeve

nga Shekulli Agency

Sateliti i parë i komunikimeve i prodhuar në Turqi, Türksat 6A, do të jetë funksional në vitin 2022, tha presidenti turk Recep Tayyip Еrdogan.

Njoftimi i presidentit Erdogan erdhi gjatë Samitit Vizionar të Shoqatës së Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Pavarur (MUSIAD), në të cilin AA ishte partneri global i komunikimit.

“Ne po hedhim hapa revolucionarë në teknologjinë hapësinore. Kemi themeluar Agjencinë Hapësinore të Turqisë. Lançuam në hapësirë satelitin Türksat 4A në vitin 2014 dhe Türksat 4B në vitin 2015”, tha Erdogan.

“Me lejen e Zotit, vitin e ardhshëm do të lançojmë satelitin Türksat 5A dhe më 2021 Türksat 5B. Por, më e rëndësishmja, në vitin 2022 do të funksionalizojmë satelitin vendor Türksat 6A”, shtoi Erdogan.

Sateliti Türksat 6A është zhvilluar nga Qendra e Montimit, Integrimit dhe Testimit Satelitor në kryeqytetin Ankara.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies