Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se kostoja njerëzore dhe pasojat ekonomike nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) e kanë shndërruar atë në një krizë globale që përcakton epoka.
“Me pasojat e saj ekonomike, pandemia u shndërrua në krizën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha presidenti Erdogan.
Komentet e tij vijnë gjatë një takimi të bordit qendror ekzekutiv të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) të mbajtur përmes videokonferencës.