Fillimi LajmeBoksieri austriak, Wilhelm Ott, bëhet mysliman në karantinë

Boksieri austriak, Wilhelm Ott, bëhet mysliman në karantinë

nga Shekulli Agency

“Islami ka qenë në mendjen e tij për shumë vite, por e kam lënë veten të ndikohem politikisht. Megjithatë kur kisha kohë të vështira dhe në procesin e karantinës besimi islam së bashku me vlerat e tij më ka dhënë forcën e nevojshme”, është shprehur boksieri 37-vjeçar në median sociale.

Përmes një videoje ku thotë shehadetin, Ott ka theksuar se Allahu e ka udhëzuar në rrugën e drejtë duke e bërë mysliman përmes një shoku të tij turk, i cili i ka dhuruar edhe Kuranin e tij të parë.

“Fillimisht do t’ua tregoja vetëm shokëve konvertimin tim në mysliman, por pastaj mendova se duhet ta dinin të gjithë. Nuk prisja që të tërhiqja kaq shumë interes pas postimit që bëra. Falënderoj botës islame për interesin që shfaqën ndaj meje. Të gjithëve iu them «mashalla» dhe iu dërgoj dashurinë time të përzemërt”, ka thënë ai duke folur për ndjenjat tij pasi është bërë mysliman.

Ott ka theksuar gjithashtu se po e pret me padurim ditën që do të mbajë agjërim.

trt-shqip

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies