Fillimi LajmeDanimarka: Nuk kemi vend të mjaftueshëm për kuotat e refugjatëve

Danimarka: Nuk kemi vend të mjaftueshëm për kuotat e refugjatëve

nga Shekulli Agency

Qeveria e pakicës e qendrës së djathtë daneze ka porositur se angazhohet që nga kuotat e refugjatëve të OKB-ve të bëj sistem i cili do të jetë “fleksibil” për këtë vend.

Ministrja e Integrimit, Inger Stoejberg, deklaroi se Danimarka ka pranuar rreth 500 refugjatë të tillë për çdo vit nga viti 1989.

Stoejberg, të cilën e konsiderojnë si përfaqësuesen e linjës së fortë kur është fjala për emigracionin, deklaroi se Danimarka “nuk dëshiron të zotohet” dhe se “nuk besoj që kemi vend të mjaftueshëm për kuotat e refugjatëve këtë vit.”

Ajo shtoi se Danimarka ka pranuar rreth 56.000 azilkërkues spontan që nga viti 2012 dhe shumë prej tyre tentojnë të sjellin familjarët e tyre. Ajo tha se njëherë ata që janë në Danimarkë duhet të integrohen.

Partia Popullore antimigracion, e cila mbështet qeverinë, mbështeti edhe këtë propozim.

Danimarka pranoi rreth 20.000 azilkërkues në vitin 2015, shumë më pak se krahasuar me shifrat që kanë pranuar Suedia dhe Gjermania.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies