Fillimi LajmeCoffey: “Po të dijë një qytetar politikën e jashtme të SHBA-së do të habitet”

Coffey: “Po të dijë një qytetar politikën e jashtme të SHBA-së do të habitet”

nga Shekulli Agency

Drejtori i Fondacionit Heritage për Politikë të Jashtme, Luke Coffey, tha se një qytetar i zakonshëm amerikan do të habitej kur t’i shpjegohet e vërteta e politikës së jashtme të SHBA-ve.

Në Washington u organizua një telekonferencë me temën “YPG në Siri: Çfarë mund t’i sjellë SHBA-së dhe Turqisë”, në të cilën u diskutua reflektimi i PYD/PKK-së mbi marrëdhëniet turko-amerikane.

Në telekonferencë folën Drejtori i Qendrës për Politikë të Jashtme të Fondacionit Heritage, Luke Coffey dhe anëtar i Shoqatës “Henry Jackson”, Kyle Orton.

Coffey theksoi se është e papranueshme mbështetja që SHBA-të i japin PYD/PKK-së.

“Një qytetar i zakonshëm amerikan do të habitej po t’i shpjegonit se SHBA-të (në Siri) përkrahin grupin neomarksist, se ky grup është i lidhur me një grup që SHBA-të e pranojnë si terrorist dhe se ky grupi vret ushtarët e NATO-s dhe madje edhe shtetasit e SHBA-së”, Tha Coffey.

Ai theksoi se mospërputhja e SHBA-ve në të kaluarën e saj ka çuar në situatën aktuale.

“Shtëpia e Bardhë, në kohën e Barack Obama-s, në mënyrë shumë naive lidhi aleancë me YPG-në. Tani menaxhojmë me të. Për gjithçka tani përgjegjës është Presidenti (Donald) Trump, por edhe ai gjithashtu ka vendosur të vazhdojmë me këtë strategji, duke u përpjekur për ta trashur të njëjtën”, tha Coffey.

Ai gjithashtu tha se SHBA-të deri më tani i kanë dhënë premtime të shumta Turqisë, por se nuk ishte e suksesshme për t’i mbajtur ato.

“Për shembull, PYD ka lëvizur drejt rajoneve për të cilat SHBA-të thoshin se nuk do të shkonin atje. Kemi premtuar se armët që i kemi dhënë YPG-së nuk do të përdoren kundër Turqisë. Kjo është e pamundur. Kjo është diçka që tejkaloon premtimet e administratës amerikane”, thotë Coffey.

Kyle Orton tha se mbështetja amerikane për YPG-në i ka shkaktuar dëme të mëdha marrëdhënieve turko-amerikane, të cilat do të jetë vështirë të riparohen dhe se ky dëm nuk mund të kontrollohet aktualisht.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies