Fillimi LajmeÇavusoglu: Turqia ndihmoi 81 vende në mes të shpërthimit të virusit COVID-19

Çavusoglu: Turqia ndihmoi 81 vende në mes të shpërthimit të virusit COVID-19

nga Shekulli Agency

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, ka bërë të ditur se gjithsej 131 vende kërkuan ndihmë nga Turqia pasi koronavirusi i ri (COVID-19) u përhap me shpejtësi në mbarë globin.

Në një transmetim të drejtpërdrejtë, Çavuşoğlu tha se autoritetet turke dërguan ndihmë dhe pajisje mjekësore në 81 vende. Ai shtoi se ata po punojnë për të ndihmuar vendet tjera që kanë kërkuar ndihmë.

“Asgjë nuk do të jetë e njëjtë. Turqia do të jetë një nga vendet kryesore si në globalizim ashtu edhe në rajonalizim”, tha Çavuşoğlu. 

Çavuşoğlu theksoi se nga koronavirusi kanë vdekur 535 mërgimtarë turq dhe se kufomat e 438 prej tyre janë sjellë në Turqi për varrim. 

Po ashtu në mes të pandemisë, Turqia ka evakuuar mbi 70 mijë qytetarë turq nga 115 vende të ndryshme të botës.

Autoritetet shëndetësore turke deri më tani kanë konfirmuar mbi 150 mijë raste të koronavirusit, prej të cilëve mbi 111 mijë janë shëruar dhe 4.171 kanë vdekur.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies