Fillimi LajmeÇavusoglu reagon ndaj ndërhyrjes së policisë greke kundër emigrantëve

Çavusoglu reagon ndaj ndërhyrjes së policisë greke kundër emigrantëve

nga Shekulli Agency

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavusoglu ka reaguar lidhur me ndërhyrjen e ashpër të policisë greke kundër emigrantëve të parregullt që duan të kalojnë në Evropë.

Në përgjigje të postimit të ministri të Jashtëm grek, Nikos Dendias lidhur me emigrantët e parregullt, kryediplomati turk Çavusoglu tha se “Shikoni ata që na japin neve mësime për ligjet ndërkombëtare. Në mënyrë të paturpshme hedhin bomba gazi mbi mijëra njerëz të pafajshëm që janë grumbulluar në dyert e tyre”.

“Ne nuk kemi ndonjë përgjegjësi për të mbajtur me detyrim njerëzit që largohen nga vendi ynë. Por, Greqia ka përgjegjësinë që të sillet në mënyrë njerëzore me njerëzit që i vijnë në derën e saj”, tha Çavusoglu.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies