Fillimi LajmeÇavusoglu: Fëmijët e lazdruar dhe racistë të Evropës duhet ta dinë kufirin

Çavusoglu: Fëmijët e lazdruar dhe racistë të Evropës duhet ta dinë kufirin

nga Shekulli Agency

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavusoglu, ka reaguar ashpër kundër grisjes së flamurit turk në Parlamentin Evropian (PE) nga ana e deputetit racist grek Ioannis Lagos.

“Këto koka raciste më së miri e dinë se si i kemi thyer ata duar të pista që prekin flamurin tonë”, ka shkruar Çavusoglu në Twitter.

“Fëmijët e lazdruar dhe racistë të Evropës duhet ta dinë kufirin. Evropa duhet t’i thotë ‘ndal’ armiqësisë kundër Islamit dhe racizmit. Flamuri ynë do të vazhdojë të valojë ndershëm në çdo vend. Presim që PE të marrë masat e duhura lidhur me këtë palaço”, tha kryediplomati i Turqisë.

Reagimi i Turqisë erdhi pasi Ioannis Lagos, ish-anëtar i partisë greke të së djathtës ekstreme, Agimi i Artë, aktualisht deputet i pavarur i PE-së, në një sesion parlamentar në lidhje me gjendjen e refugjatëve në ishujt grekë grisi flamurin e Turqisë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies