Fillimi LajmeBritania e Madhe nis zyrtarisht procesin e Brexit-it

Britania e Madhe nis zyrtarisht procesin e Brexit-it

nga Shekulli Agency

Britania e Madhe ka nisur sot zyrtarisht procedurën e daljes nga Bashkimi Evropian, me anë të së cilës do t’i jap fund anëtarësimit 44 vjeçar të këtij vendi në unionin e vendeve evropiane.

I dërguari i Britanisë në BE, Tim Barrow, i ka dorëzuar sot presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk, letrën që mban firmën e Kryeministres britanike, Theresa May dhe që përmban aktivizimin e nenit 50 të Traktatit mbi themelimin e BE-së, ku do të nisë procedura e largimit të Britanisë nga Unioni.

Ndërkohë Tusk në lidhje me këtë shprehet në rrjetet sociale se “Britania e Madhe nis pas 9 muajsh procedurën e Brexit-it.”

Në këtë mënyrë ka nisur zyrtarisht procesi i largimit nga BE-ja, ose siç njihet ndryshe Brexit, për të cilin britanikët votuan në një referendum të mbajtur në qershor të vitit të kaluar.

Palët do të nisin bisedimet në lidhje me pikat e marrëveshjes për hapat e mëtejshëm. Procesi i cili parashikohet të zgjasë 2 vite do të formulohet në një tekst të përbashkët i cili më pas do të kalojë në Parlamentin britanik dhe në Parlamentin Evorpian.

Nga ana tjetër thuhet se Tusk do të shpalosë të premten rrugën që do të ndiqet për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja. Drafti pritet që të diskutohet në samitin e vendeve të BE-së që do të zhvillohet më 29 prill pa prezencën e Britanisë së Madhe.

Thuhet se BE-ja do ti ngarkojë Britanisë së Madhe një faturë prej 60 miliardë eurosh, para nga angazhimet e mëparshme. Fatura në fjalë pritet të jetë tema më e diskutuar në këtë samit. Ndërsa një tjetër temë diskutimi pritet të jetë edhe ajo e çështjes së qytetarëve britanik që jetojnë në vendet e BE-së.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies