Forcat izraelite gjatë përleshjeve në Bregun Perëndimor të okupuar, të enjten mbrëma kanë vrarë një adoleshentë palestinez, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e Palestinës.
“Mohammed Hattab, i moshës 17-vjeçare, është vrarë nga forcat izraelite gjatë përleshjeve që ndodhën në hyrje të kampit të refugjatëve Al-Jalazone në veri të qytetit Ramallah.
Gjatë përleshjes u lënduan edhe tre palestinezë”, theksohet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Nga ana tjetër, ushtria izraelite thekson se adoleshenti palestinezë është vrarë pasi siç pretendohet ka sulmuar izraelitët me një bombë djegëse.
Që nga tetori i vitit 2015 ushtria izraelite ka vrarë 267 palestinezë, prej të cilëve shumica janë vrarë për shkak të sulmeve të pretenduara ndaj izraelitëve ose gjatë përleshjeve me ushtarët izraelitë.
Burimet izraelite flasin se në periudhën e njëjtë gjatë sulmeve të palestinezëve janë vrarë 47 izraelitë.