Fillimi LajmeBotaVështirësitë në tregun mediatik, mbyllet Al-Jazeera America

Vështirësitë në tregun mediatik, mbyllet Al-Jazeera America

nga Shekulli Agency

Kreu i Al-Jazeera për Amerikën, Al Anstey, në janar, përmes postës elektronike kishte njoftuar punonjësit se ky kanal nga 30 prilli do të mbyllë transmetimet në rrjetin kabllor dhe dixhital

al-jaz-6555Pas tri viteve punë, është mbyllur kanali Al-Jazeera America, raporton Anadolu Agency (AA).

Kreu i Al-Jazeera për Amerikën, Al Anstey, në janar, përmes postës elektronike kishte njoftuar punonjësit se ky kanal nga 30 prilli do të mbyllë transmetimet në rrjetin kabllor dhe dixhital.

Si arsye e këtij vendimi theksohen vështirësitë ekonomike që janë paraqitur në tregun mediatik amerikan.

Punonjësit e medias në rrjetin social Twitter kanë postuar një foto të përbashkët nga studioja në të cilën kishin shkruar se nga mbrëmë mbyllet puna e tyre. Me mbylljen e kësaj shtëpie mediatike, rreth 700 punonjës kanë humbur vendet e punës.


Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies