“Është lajm i mirë ‘gjysmë’ armëpushimi në Siri. Është një gjë dëshirojmë më së paku prej rreth 3 vjetësh”
Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Xhevad Zarif, urdhrin e presidentin rus, Vladimir Putin, për tërheqjen nga Siria e vlerësoi si një sinjal pozitiv për armëpushim, raporton (AA).
Ministri i Jashtëm iranian i cili po qëndron në kryeqytetin e Australisë, në kuadër të një vizite zyrtare, ka dhënë një deklaratë pas takimit të tij me ministren e Punëve të Jashtme të Australisë, Julie Bishop, ministrin e Migrimit, Peter Dutton dhe ministrin e Tregtisë, Steve Ciobo.
Zarif duke vlerësuar qëndrimin e Iranit në lidhje me zgjidhjen politike dhe armëpushimin në Siri, tha se: “Është lajm i mirë ‘gjysmë’ armëpushimi në Siri. Është një gjë dëshirojmë më së paku prej rreth 3 vjetësh. Tërhiqja e një pjese të forcave ruse nënkupton se kanë vërejtur se nuk ka nevojë të përdoret forcë për mbrojtjen e këtij armëpushimi. Ky (armëpushimi) duhet të jetë një sinjal pozitiv. Tani duhet të presim dhe të shikojmë”.
Ai duke kujtuar se armëpushimi nuk përfshin DAESH-in dhe Frontin al-Nusra, tregoi se komuniteti ndërkombëtar është bashkuar kundër atyre. “Komuniteti Ndërkombëtar i dërgoi një mesazh DAESH-it. Porosia e cila duhet ti dërgohet DAESH-it dhe grupeve tjera ekstremiste duhet të jetë se lufta jonë kundër tyre është e pamëshirshme”, tha Zarif.
Kryediplomati i Iranit theksoi se në lidhje me luftën kundër organizatave terroriste do të mund të punojnë me Australinë dhe shtoi se: “Ne jemi duke e ndarë mendimin se DAESH-i është armiku jonë i përbashkët. Askush nuk mund ta shoh DAESH-in si një ngritës potencial DAESH-in. Të gjithë duhet të bashkohemi dhe të luftojmë kundër DAESH-it dhe ekstremizmit. E pamë në çdo pjesë të botës se ekstremizmi i këtillë hapi rrugën të kryhen krime. Jo vetëm në një vend, është duke kërcënuar të gjithë komunitetin ndërkombëtar”.